Në Munih të Gjermanisë ka nisur punimet Konferenca për Siguri në të cilën po marrin pjesë liderë të ndryshëm nga bota.
Në këtë konferencë po marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi.
Kryeministri Kurti ka qenë pjesë e panelit diskutues me temën “Ndërtimi i qëndrueshmërisë shoqërore në fqinjësinë evropiane”.
Në këtë panel diskutimi u tha se e ardhmja e Ballkanit Perëndimorë duhet të jenë institucionet e forta dhe jo burrat e fortë, transmeton Telegrafi.
Main take away from our discussion @MunSecConf „Building Societal Resilience in the European Neighborhood" ➡️ Future of Western Balkans must be strong institutions, not strong men. #MSC2020 #westlessness Thanks to panelists @MargSchinas @albinkurti @Dimitrov_Nikola @AleksTomanic pic.twitter.com/G44GLIa9vV
— BMW Foundation (@bmwfoundation) February 14, 2020
Kyeministri Kurti ka thënë se në Ballkan më i integruar është sektori i mafias.
“Mafia është sektori i vetëm i integruar plotësisht në Ballkanin Perëndimor. Ajo çfarë na duhet përreth Ballkanit është që prokurorët të jenë njerëzit më të famshëm, e jo ne, kryeministrat ose ministrat e jashtëm”, ka deklaruar Kurti.
Pjesë e panelit diskutues përveç kryeministrit Kurti, ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov, nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas dhe diplomatë të tjerë. /Telegrafi/
BMW Foundation Global Talk @MSC2020
„Building Societal Resilience in the European Neighborhood
#bmwfoundation #responsibleleadership #msc2020 https://t.co/Mf16ZwvpIU— BMW Foundation (@bmwfoundation) February 14, 2020