Telegrafi

Kurti në iftarin e shtruar nga Oda Tregtare Kosovaro – Turke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ishin të ftuar në iftarin e shtruar nga Oda Tregtare Kosovaro – Turke.

I pranishëm në këtë iftar ishte dhe Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Kurti i uroi të pranishmit për muajin e Ramazanit.

“Muaji i Ramazanit është muaji i sakrificës, edhe i solidaritetit”, tha kryeministri Kurti, teksa shprehu falënderimin për mundësinë që të jetë bashkë në këtë iftar.