Telegrafi

Kurti në Festivalin “Fotoist”: Ekspozita nga artistë të njohur që sjellin perspektiva unike

Ekspozita e fotografit Korab Basha

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmjen e sotme, mori pjesë në hapjen e edicionit të dytë të Festivalit “Fotoist”.

Festivali përfshin një program të pasur të fotografisë, duke na sjellë ekspozita të shumta nga artistë të njohur, si dhe të rinj që sjellin perspektiva unike.

Këtu e pamë Korabin se si ishte një çik në siklet para juve, meqenëse ndjehej i fotografuar. Ai është mësuar të fotografojë e tash përnjëherë i doli aparatit përpara. Por, sido që të jetë, për bindjen time ky festival është tejet i rëndësishëm, meqenëse viti i dytë është edhe më i mirë se viti i parë dhe jetojmë në një realitet të ndërtuar mbi optikën, e një festival i këtillë në rajonin tonë ka vlerë të madhe përtej fotografisë si medium”.

Kryeministri Kurti e vlerësoi këtë festival si tejet të rëndësishëm, meqenëse na drejton në një realitet të ndërtuar mbi optikën, e një festival i këtillë në rajonin tonë ka vlerë të madhe përtej fotografisë si medium.

 “Në vitin 2021, ne buxhetin për skenën e pavarur kulturore e kemi gjetur me 1 milion euro, kurse këtë vit shënon rritjen më të madhe ndonjëherë me 9 milionë euro, duke përfshirë sektorin e pavarur në kulturë dhe në trashëgimi kulturore. Qeveria e Republikës së Kosovës, së bashku me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e mbështesin fuqishëm organizimet e tilla të cilat e zhvillojnë artin, të cilat e ngrisin ndjeshmërinë dhe vetëdijen mbi të bukurën dhe në të njëjtën kohë duke kuptuar që nëpërmjet të bukurës, nëpërmjet estetikës edhe edukohet njeriu përveç se gëzohet”, tha kryeministri, duke shtuar se do të vazhdojmë të qëndrojmë pas ngjarjeve që afrojnë dhe e bashkojnë publikun kosovar me artin.

 Ai tha se fotografia është historiani i heshtur i rrugëtimit tonë—çdo foto është një dëshmi e vlerave demokratike të Kosovës, të këtij populli, i cili ka vuajtur shumë, e megjithatë e ka fuqinë për të shikuar përpara dhe për të ecur përpara, me ç’rast pikërisht fotografia e kap edhe thelbin e rritjes sonë.

 Në këtë edicion marrin pjesë emra të mirënjohur të fushës si, Ron Haviv, Barry Lewis, Paul Lowe, Amra Abadzic e Imre Szabo, si dhe artistë vendas të cilët prezantojnë ekspozitat e tyre, si Atdhe Mulla e Korab Basha ndër të tjerë.