Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e Ditës së Përkujtimit ka nderuar trimat që kanë sakrifikuar jetën për ta mbrojtur lirinë.
“Në Ditën e Përkujtimit nderojmë trimat që kanë sakrifikuar jetën për të mbrojtur lirinë. Ne në Kosovë jemi përjetësisht mirënjohës për mbrojtjen e jetës dhe lirive tona që na kanë dhënë forcat amerikane”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Kurti ka theksuar se kjo mbrojtje është e pranishme sot kur forcat e KFOR-it, siç u shpreh ai, ndihmojnë institucionet e Kosovës ta ruajnë paqen.
Aktualisht, në tri komunat e veriut po protestohet kundër kryetarëve shqiptarë, të cilët i fituan zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Në ato pjesë, përpos Policisë së Kosovës, po qëndrojnë edhe trupat e KFOR-it.
Protestuesit në disa raste kanë tentuar të përplasen me policët e Kosovës, por ata janë kontrolluar mirë nga njësia speciale atje.
Ndryshe, ka pasur sulme të shumta ndaj veturave të mediave, policisë dhe KFOR-it.
Në to janë vizatuar simbole fashiste, si dhe disave u janë shpuar edhe gomat.
On Memorial Day we honor the brave who have sacrificed their lives to defend freedom. We in ?? are eternally grateful for the protection of our lives & freedoms that U.S. forces have given us. This protection is present today when KFOR forces help our institutions maintain peace.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 29, 2023