Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ceremonisë përkujtimore të masakrës së Reçakut ka thënë se Kosova është kundër hakmarrjes, por do drejtësi dhe refuzon të harrojë.
Kurti tutje shtoi se mohimi i krimit është përpjekje për të riformësuar historinë.
Ai gjatë kësaj ceremonia po ashtu se ky riformësim i historisë bëhet që të demonizojë viktimat e të rehabilitojë autorët.
“Mohimi i krimit, përpiqet që të riformësoj historinë, në mënyrë që të domonizojë viktimat e të rehabilitojë autorët. Mohimi i gjenocidit është faza e fundit e gjenocidit, është ajo që Elie Wiesel e ka quajtur një vrasje e dyfishtë. Ne pohojmë domosdoshmëri morale të kujtimit. Ne jemi kundër hakmarrjes, ne duam drejtësi dhe ne refuzojmë të harrojmë”, u shpreh Kurti. /Telegrafi/