Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka përkujtuar 71-vjetorin e themelimit të aleancës në të fuqishme ushtarake në botë, NATO-s.
Përmes një shkrimi në Twitter, ka thënë se, NATO mbetet aleanca më e madhe që bota ka dëshmuar ndonjëherë.
Kurti shkroi se SHBA ia dha Evropës dy gjëra thelbësore: Ekonominë e fortë me Planin Marshall dhe siguri me NATO-n.
Ai thotë se, po punohet çdo ditë e më shumë për ta bërë Kosovën anëtaren e saj të 31-të!
E themeluar më 4 prill 1949, me fillimin e Luftës së Ftohtë, Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) u bë organizata kryesore udhëheqëse e mbrojtjes së përbashkët me tashmë 30 vende anëtare në Europë dhe Amerikën e Veriut.
Në vitin 2001, pas sulmeve të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi i parë që i drejtohen nenit 5. NATO më pas bashkohet me Uashingtonin në “luftën kundër terrorizmit” /Telegrafi/
The #UnitedStatesofAmerica gave #Europe two vital things: a strong economy with the Marshall Plan & security with @NATO.
In its 71 years of existence, #NATO remains the greatest alliance the world has ever witnessed.
We are working harder everyday to make #Kosova its 31st member!— Albin Kurti (@albinkurti) April 4, 2020