Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se situata emergjente ka imponuar disa masa që mund të jenë shkelje kushtetuese.
Kurti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ndonjë bord mund ta shkarkojë por me virusin nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë.
“Mund edhe të organizojmë ndonjë referendum kundër coronavirusit por s’besoj se do të ketë ndonjë efekt”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryeministri në detyrë ka thënë se situata në të cilën është shkelur kushtetuta dallon nga herët e tjera.
“Vet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e konstaton se situata është e pazakontë dhe emergjente. Në këtë rrethanë ne po veprojmë si duhet”, tha ndër të tjera Albin Kurti./Telegrafi/