Në nderim të rënies heroike të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, kryeministri Albin Kurti bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt.
Kurti vendosi lule të freskëta në përkujtim të rënies heroike të dy luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejën e ashpër me forcat serbe.
Ai tha se lufta për liri duhet bartur brez pas brezi dhe institucionalizuar në muze në mënyrë që të mësohet historia e dëshmorëve.
Në bashkëbisedim me familjarët e dëshmorëve, kryeministri Kurti vlerësoi kontributin e këtyre dy familjeve patriotike dhe i falënderoi për qëndresën e tyre. /Telegrafi/