Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, ka treguar se komunikimi me Isa Mustafën si përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për ta formuar shumicën parlamentare, është bërë problematik.
Ai ka theksuar se Mustafa më tepër është takuar me përfaqësuesit e koalicionit PAN, se sa me përfaqësuesit e VV-së.
“Ka konflikt interesi të mandatarit të LDK-së për bisedime, Isa Mustafa, ku ekipet tona deri më tani, janë takuar shumë pak”, ka theksuar Kurti.
Sipas tij, LDK e ka caktuar Mustafën për ta mundësuar marrëveshjen dhe jo për t’i pamundësuar bisedimet dhe vetëm një herë janë takuar me VV-në./Telegrafi/