Site icon Telegrafi

Kurti mirëpret rënien e rasteve të reja me coronavirus

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se rënia e numrit me raste të reja me COVID-19 në nivel vendi është meritë e punës së palodhshme të punonjësve shëndetësorë.

IKSHP ka bërë të ditur sonte se në 24 orët e fundit është regjistruar vetëm një rast me coronavirus dhe se janë gjithsej 87 të shëruar.

E kjo ka nxitur reagimin e kryeministrit në detyrë se po bëhet një punë e mirë në drejtim të luftimit të kësaj sëmundjeje që ka prekur pothuajse të gjithë botën që nga shpërthimi i epidemisë në dhjetor të vitit të kaluar në Kinë.

“Pa gjendje të jashtëzakonshme, por me punë dhe përgjegjësi të pazakontë, sonte nga 220 teste për virusin korona, 87 rezultojnë të shëruar e vetëm 1 pozitiv”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version