Site icon Telegrafi

Kurti merr pjesë në Forumin e Bratisllavës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Forumin e Bratisllavës GLOBSEC 2022.

Sipas njoftimit të Qeverisë, krahas pjesëmarrjes në panelin e diskutimit “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, Kurti do të zhvillojë takime edhe me liderë të vendeve të tjera, pjesëmarrës në këtë forum.

Në këtë forum pritet të marrë pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas Tanjug, Vuçiq gjatë qëndrimit në Bratisllavë, ka takuar të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Si gjithmonë një bisedë e hapur dhe e sinqertë me Lajçakun për situatën në rajon, si dhe për të gjitha temat me interes për të vazhduar në mënyrë konstruktive dialogun me Prishtinën”, ka thënë Vuçiq pas takimit.

Forumi i Bratisllavës mbahet nga data 2 deri në 4 qershor./Telegrafi/

Exit mobile version