Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur këtë të shtunë mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe mërgatë, si dhe me kryetarët e qendrave të organizatës së Rinisë për Vetëvendosje (RVV).
Në këtë mbledhje ka marrë pjesë Kryetari i Lëvizjes, njëherësh Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka folur rreth aktualitetit politik në vend.
“Gjithashtu drejtuesit e qendrave u njoftuan dhe debatuan mbi ecurinë e procesit të dialogut dhe zhvillimet e fundit me të”, thuhet në njoftimin për media.
Çështjet organizative gjithashtu thuhet se janë trajtuar nga drejtuesit e qendrave me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkërendimit organizativ në mes të strukturave organizative të LVV-së dhe organizatës së saj, RVV-së.
“Aktivitetet e realizuara përgjatë këtyre muajve nga qendrat e RVV-së, raportet e punës nga qendrat për muajin prill dhe vizitat regjionale në qendra, janë diskutuar po ashtu përgjatë këtij takimi”, bëhet e ditur tutje./Telegrafi/