Sipas liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, deklaratat e presidentit Hashim Thaçi për “korrigjim kufijsh” nuk janë “të pa njohura”.
Kurti ka thënë se presidenti Thaçi një marrëveshje për korrigjim kufijsh tanimë e ka bërë, por që siç ka thënë Kurti, ende nuk ka korrigjim.
Më poshtë e keni postimin e plotë të Kurtit:
“Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk.” – Faik Konica
Presidenti Thaçi tha se synon korrigjim kufiri me Serbinë, duke shtuar se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë për ta arritur.
Mirëpo, ky njeri tashmë ka bërë një marrëveshje për korrigjim kufiri, madje sivjet: të gjithëve na kujtohet Deklarata e përbashkët Thaçi – Vujanoviq për korrigjim kufiri me Malin e Zi, e datës 16 shkurt 2018.
Pra, marrëveshje ka, bile të nënshkruar, por korrigjim nuk ka! Ky gjysmë President është fund e krye qesharak, përveç në pasojat e tij që mandej i vuajmë ne. /Telegrafi/