Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias i cili ishte për vizitë në vendin tonë.
Kurti në një postim në Twitter shkruan se marrëdhëniet me Greqinë po thellohen çdo ditë e më shumë.
“Marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po thellohen çdo ditë e më shumë. Është një dëshmi e marrëdhënieve tona të mira dypalëshe, por edhe një njohje e vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë. Kënaqësi të pres në darkë mbrëmë ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias…”, shkruan Kurti.
Ndryshe, gjatë vizitës në Kosovë, Dendias është pritur edhe nga presidentja Vjosa Osmani dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. /Telegrafi/
Kosova’s relationship with Greece grows closer every day. It is a testimony to our good bilateral relations but also a recognition of our shared values of freedom and democracy. A pleasure to host for a dinner last night the Foreign Minister of Greece @NikosDendias. pic.twitter.com/b9M0B4gwjg
— Albin Kurti (@albinkurti) June 9, 2022