Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm në Durrës, ku lëkundjet u ndjen edhe në Kosovë.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana.
Ai po ashtu u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve.
Postimi i plotë:
U ndje shumë edhe në Prishtinë. U zgjuam të gjithë. Por tash mendjen, sytë dhe veshët i kemi te Durrësi, te Kurbini e Thumana. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të plagosurve e të lënduarve. Lutemi e urojmë që të mos përsëritet tërmeti. Kosova e përjeton dridhjen e dhimbjen e Shqipërisë. Jemi të gatshëm t’iu ndihmojmë autoriteteve zyrtare për çdo gjë. /Telegrafi/