Site icon Telegrafi

Kurti: Librin nuk do ta trajtojmë si mall, do ta heqim TVSH-në

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje Albin Kurti ka vizituar sot Panairin e Librit që është hapur dje në Prishtinë.

Ai gjatë kësaj vizite u ka thënë drejtuesve të Shtëpive Botuesve se me ardhjen e VV së në qeverisje do ta heqin TVSH-në për librin dhe se libri nuk do të trajtohet si mall.

“Do ta heqim TVSH-në për librat. Nuk do ta trajtojmë librin asnjëherë si mall të zakonshëm dhe nuk do të lejojmë kurrfarë pengese në qarkullimin e librave. Vetëvendosje është subjekti i cili është i interesuar t’i sjellë në politikë dijen, shkencën, kulturën, studimet. Prandaj Vetëvendosje dhe libri janë bashkë, e do të jenë bashke”, tha Kurti.

Panairin e Librit po sot e ka vizituar edhe kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa Avudallh Hoti.

Exit mobile version