Site icon Telegrafi

Kurti lajmërohet nga Dallasi, flet për takimet në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është lajmëruar përmes një video-mesazhi nga aeroplani në qytetin e Dallasit, ndërsa ka bërë të ditur se tashmë do të niset për në Iowa.

Në këtë video-mesazh, Kurti ka folur për takimet që ka zhvilluar gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ato që do të zhvillojë tutje.

“Jam këtu në Dallas, duke u nisur për Iowa. Në Teksas kemi pasur takime shumë të dobishme me biznesmenë shqiptaro-amerikanë dhe amerikanë, por edhe me ata të cilët janë në fushën e agrokulturës. Sepse në Republikën e Kosovës për këtë vit e kemi rritur buxhetin, posaçërisht për mbrojtje e siguri dhe për bujqësi”, është shprehur shefi i qeverisë.

Sipas deklaratave të Kurtit, pas vizitës në Iowa, ai do të vazhdojë takimet në Chicago, Michigan, Boston, New York dhe në fund në Washington DC. /Telegrafi/

Exit mobile version