Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, e ka quajtur buxhet të mjerimit programin buxhetor të kësaj qeverie.
Sipas Kurtit rishikimi i buxhetit nuk ka shenja se mund të sjellë risi sa i përket zhvillimit në industri, prodhim, ndërmarrje të vogla dhe të mesme apo në kërkim shkencor.
Madje sipas tij, ky buxhet e zhytë në varfëri më e thellë klasën e mesme dhe të varfrit.