Telegrafi

Kurti: Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë e popullit tonë për çlirim

Sot në vendin tonë shënohet  26-vjetorit të Ditës së Dëshmorëve të Dukagjinit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar se kushtrimi i lirisë dhe lufta çlirimtare në Dukagjin nisi më 24 mars 1998.

“Bashkë me guximin e familjes Haradinaj, Epopeja e Dukagjinit dëshmoi vendosmërinë e popullit tonë për çlirim. Qëndresa në Gllogjan i dha Serbisë mesazhin e fuqishëm se kulla nuk gjunjëzohet, se Kosova nuk nënshtrohet”, ka pohuar Kurti.

Tutje, ai ka theksuar sot kujtojnë dëshmorët e Dukagjinit.

“Sot kujtojmë dëshmorët e Epopesë së Dukagjinit, Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj. Sakrificën e tyre e nderojmë ҫdo ditë me respektin më të lartë. Duke kujtuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, po e zhvillojmë Forcën e Sigurisë së Kosovës. 26 vite më vonë, ushtrinë e shtetit e kemi më të fuqishme e më të pajisur, më të përgatitur e më të madhe se asnjëherë më parë. Krahas rritjes së buxhetit, shtimit të investimeve në armatim, sivjet ushtrisë sonë do t’i bashkohen edhe 600 rekrutë të rinj”, thotë mes tjerash ai.

Në fund, Kurti ka pohuar se  ideali i dëshmorëve, përparimi i vendit dhe liria e popullit po jetësohet dhe po jetohet për çdo ditë.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë të rënët për çlirimin e Kosovës”./Telegrafi/