Site icon Telegrafi

Kurti kujton sulmet e 11 shtatorit: Bashkëndjenjmë me Amerikën, së bashku do të sigurohemi që terrorizmi të mos triumfojë

Kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti ,  ka kujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, ka shkruar se Kosova bashkëndjen me ShBA-në në këtë aspekt, duke shtuar se së bashku me ta nuk do ta lejojnë që terrorizmi të triumfojë.

“Ne sot bashkëndjejmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së bashku do të sigurohemi që terrorizmi dhe ligësia nuk do të triumfojnë kurrë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i tij i plotë i Kurtit:

Pak më shumë se dy vjet kishin kaluar nga çlirimi i Kosovës. Ende nuk i kishim pastruar mirë rrënojat e luftës dhe aroma e shkrumbit akoma ndjehej nga shtëpitë e djegura.

Amerika po sulmohej! Një vrull ndjenjash të përziera mes frikës, zemërimit dhe pafuqisë për t’i dalë në ndihmë vendit që ndali gjenocidin dhe na ndihmoi të fitonim lirinë, përcillnin pamjet apokaliptike të rrëzimit të rrokaqiejve binjakë në Neë York dhe të shkatërrimit të një pjese të Pentagonit, në afërsi të kryeqytetit amerikan, Washington, D.C.

Pavarësisht se sa vite kalojnë, mjafton të përmendim datën 11 shtator dhe ne kthehemi mënjëherë në atë ditë të errët.

Sot kujtojmë për të mos i harruar kurrë gati 3 mijë jetë të bukura, nga më shumë se 90 shtete, që u morën mizorisht. 

Ata që sulmuan shpresuan që përmes frikës dhe terrorit ta dobësonin, por ShBA-të qëndruan këmbëngulëse dhe dëshmuan se asnjë akt terrori nuk ndryshon karakterin e kombit amerikan të themeluar mbi besimin se të gjithë janë të krijuar të lirë dhe të barabartë. 

Ne sot bashkëndjejmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së bashku do të sigurohemi që terrorizmi dhe ligësia nuk do të triumfojnë kurrë./Telegrafi/

Exit mobile version