Telegrafi

Kurti kujton 25 vjetorin e masakrës në Likoshan e Qirez të Drenicës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti të martën ka përkujtuar masakrën e parë gjatë luftës së fundit në Kosovë në Likoshanë dhe Qirez të Drenicës.

Kurti përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se më 28 shkurt të vitit 1998 policia serbe vrau 24 shqiptarë në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, prej të cilëve 20 ishin civilë.

Sipas tij, pas masakrës së kryer nga policia serbe në Likoshan dhe Qirez më 28 shkurt 1998, lufta nuk mund të kishte më kthim pas, duke u intensifikuar tutje me mijëra të vrarë dhe të rënë dëshmorë, deri te çlirimi i Kosovës, në qershor të vitit 1999. /Telegrafi/