Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, deklaroi të enjten se krimet e natyrës seksuale shpërfillen nga sistemi i drejtësisë në Kosovë.
Në seancën e sotme të Kuvendit, Kurti tha se dëshmi për këtë janë vonimi në trajtimin e këtyre rasteve, shqiptimi i dënimeve minimale dhe parashkrimi i rasteve të dhunës seksuale.
“Dhunimi i 11-vjeçares kishte ndodhur më parë, por Policia nuk veproi, as Prokuroria. Shkarkimet që u bënë në Polici duhet të shoqërohen edhe me dorëheqje nga institucionet e drejtësisë”, u shpreh ajo.
Sipas saj, prokurorët dhe gjyqtarët janë të pavarur, por nuk janë të paprekshëm.
“Prandaj duhet të japin përgjegjësi për shkak të neglizhencës dhe dështimit në aspektin profesional”. /Telegrafi/