Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar lidhur me raportin e ri të publikuar nga ‘fDi Intelligence’, i mundësuar nga ‘Financial Times’, i cili tregon se Kosova renditet e dyta në Evropën në zhvillim dhe e pesta në të gjithë botën për tërheqjen e nivelit më të lartë të investimeve direkte nga jashtë (FDI) në raport me prodhimin e brendshëm bruto (PBB).
Përmes një postimi në platformën ‘X’, Kurti e ka quajtur këtë një dëshmi të qartë që progresi demokratik dhe ekonomik në Kosovë po ecin paralelisht, duke e bërë vendin një destinacion lider për investitorët e huaj.
“Një raport i ri i ‘fDi Intelligence’, i mundësuar nga Financial Times, tregon se Kosova renditet e dyta në Evropën në zhvillim dhe e pesta në të gjithë botën për tërheqjen e nivelit më të lartë të investimeve direkte nga jashtë në raport me prodhimin e brendshëm bruto (PBB). Për më tepër, ajo renditet e 4-ta në botë për përmirësim nga viti në vit nga viti 2022 në 2023. Një dëshmi më shumë se progresi demokratik dhe ekonomik në Kosovë ecin paralelisht, duke e bërë vendin tonë një destinacion lider për investitorët e huaj”, ka shkruar Kurti duke shoqëruar me një tabelë.
A new report by fDi Intelligence, powered by the Financial Times, shows that Kosova ranks 2nd in Emerging Europe — and 5th in the entire world — for attracting the highest level of FDI relative to GDP. Moreover, it ranks 4th in the world for year-on-year improvement from 2022 to… pic.twitter.com/Gq8lz95ALB
— Albin Kurti (@albinkurti) August 18, 2024