Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte i ftuar sonte në Prizren, në shënimin e festës së Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës.
Teksa shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm të qytetarëve turq, dhënë për Republikën e Kosovës, Kurti tha se komuniteti turk në Kosovë ka luajtur rol të rëndësishëm pozitiv në historinë tonë moderne.
“Me përfaqësues të komunitetit turk jemi bashkë në institucionet e Republikës, duke dhënë kontribut për një Kosovë më të mirë, e për mirëqenie më të lartë’’, u shpreh kryeministri.
Kryeministri përmendi aktivitetet që qeveria i ka bërë për komunitetin turk në shumë sfera ndërkaq veçoi se këtë javë është paralajmëruar një pako shtesë prej 3 milionë eurosh për komunitetet joshumicë në Kosovë.