Site icon Telegrafi

Kurti: Takimi ndërmjet Grenellit dhe Thaçit është i vitit të kaluar, institucionet duhet të përditësohen me rrethanat e reja

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti tha se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të përditësohen me rrethanat e reja tash kur jemi në prag të zgjedhjeve.

Ai tha se i takon vitit të kaluar takimi i ish-presidentit, Hashim Thaçi me ish-ambasadorin Richard Grenell, raporton Telegrafi.

“Para një viti pat qenë në Kosovë ish-Ambasadori Grenell, për një darkë me ish-Presidentin, por ajo është e vitit të kaluar. Mendoj se institucionet e shteti duhet të ‘Updatohen’ me rrethanat e reja, ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto që kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve”, tha Kurti.

Ndryshe, Richard Grenell kishte vizituar Kosovën më 22 janar 2020.

Ai kishte takuar në një darkë pune presidentin e atëhershëm Hashim Thaçi. Vizita emisarit amerikan në Kosovë ishte pas arritjes së marrëveshjes për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd. /Telegrafi/

Exit mobile version