Site icon Telegrafi

Kurti kërkon që AAK dhe Nisma të kthehen sa më shpejt në Kuvend

“Opozita duhet të kthehet në Kuvend, madje sa më shpejt”, ka thënë Kurti në Rubikon të KTV-së.

“Të përgatitemi për të krijuar alternativën politike dhe kundërshtojmë demarkacionin. Gazi lotsjellës ka pasur efekt jo vetëm mbi qeverinë por edhe mbi neve, na bashkonte më shumë”, ka thënë Kurti në “Rubikon” të KTV-së, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se AAK-së dhe Nismës i ofrojnë betejë sepse kjo po kërkohet për ta ndaluar demarkacionin.

“Marrëveshja e 25 gushtit është Zajednicë, ndërsa duke i hequr të gjitha pikat të cilat janë vlerësuar si të gabuara nga Gjykata Kushtetuese është Asociacion i Komunave Serbe” ka thënë Kurtimadje ai theksoi se kjo është arsyeja pse po rifillo çështja e dialogut.

“Asociacion është marrëveshja e tanishme dhe këtu nuk ka më Zajednicë përderisa marrëveshja e 25 gushtit ka qenë Zajednicë”, ka thënë ai.

Ai dakordohet që të ketë dialog kur brenda tij shtrohen kushte nga Kosova për Serbinë e jo anasjelltas.

“Serbia duhet të kërkoj falje për krimet e së kaluarës, duhet të tregoj gatishmëri që t’i paguaj ato, duhet ta pranoj Kosovën shtet. Jemi dakord për dialog me kushte të Kosovës për Serbinë”, ka thënë Kurti.

Qeveria duhet të dëgjoj serbët e Kosovës dhe pastaj me te gjithë duhet të bëhet një decentralizim për zhvillim”,ka thënë ai.

“Varet çfarë bëjmë në korrik, gusht e shtator”, ka thënë ai drejtuar pyetjes se kur shkohet në zgjedhje duke besuar se gjatë kësaj periudhe do të ketë opozitë të bashkuar, në të kundërtën do të mbesin në fatin e kësaj qeverie.

Exit mobile version