Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot ka takuar presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin ka biseduar për rëndësinë e përfshirjes më të madhe institucionale të Shqipërisë në mbështetje e në mbrojtje të interesave të Kosovës.
“Sot kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti u takua me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Me presidentin u diskutuan çështje të ndjeshme për Kosovën dhe për shqiptarët, dhe për rëndësinë e përfshirjes më të madhe institucionale të Shqipërisë në mbështetje e në mbrojtje të interesave të Kosovës dhe shqiptarëve në troje”, thuhet në njoftimin e LVV-së.