Site icon Telegrafi

Kurti: Kemi filluar me përgatitjen e padisë kundër Serbisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës për media pas takimit bilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian (BE) tha janë duke punuar në përgatitjen e padisë kundër Serbisë. 

Kurti po ashtu tha se kanë kërkuar ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë për përgatitjen e padisë ndaj Serbisë, për të cilën tha se do t’i marr kohë.

“Kemi filluar me përgatitjet e para ndaj Serbisë për padi për gjenocid. Kemi kërkuar nga partnerët tanë ndërkombëtar që të na ndihmojnë për ta bërë gati padinë. Do të marr kohë përgatitja e kësaj padie”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Kurti: Theksova se marrëveshja me Serbinë do të duhej të bëhet gjatë mandatit të Biden e Borrell

Ai po ashtu tha se në dialogun me Serbinë janë duke i trajtuar çështjet në thelb të saj.

Kurti gjithashtu tha se dialogu nuk do të jetë i lehtë por siç u shpreh ai nuk është pesimist për këtë.

“Kam shpresë se nëse i diskutojmë qysh në fillim sinqerisht dhe seriozisht çështjet kryesore me siguri që nuk ka vend për skepticizëm. A do të jetë vështirë sigurisht që do të jetë, nuk jam pesimist, pasi po i trajtomë gjërat qysh në thelbin e tyre. Presidenti Biden ka kërkuar njohje të ndërsjellt dhe aktualisht kemi mos njohje të ndërsjellt. Serbia nuk e pranon Kosovën dhe Kosova nuk e pranon Serbinë dhe kjo gjë duhet të ndryshoj”, ka thënë ai. /Telegrafi/ 

 

Exit mobile version