Site icon Telegrafi

Kurti: Kapitull i ri për qytetarët e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas zgjedhjes në krye të ekzekutivit ka thënë se po shënohet një kapitull i ri për qytetarët e Kosovës.

Kurti në një postim në Twitter shkruan se puna fillon tani.

Lexo po ashtu Konstituimi i legjislaturës së tetë, votimi i Qeverisë Kurti 2 – Krejt çka ndodhi në Kuvendin e Kosovës

“Të përulur para detyrave që na presin, ne shënojmë fillimin e një kapitulli të ri për qytetarët e Kosovës.

Le të mos pajtohemi dhe le të debatojmë ashpër për të vërtetën dhe drejtësinë, por kurrë të mos dështojmë ë bashkohemi për të mirën e vendit tonë.

Dhe puna fillon tani”.

Ndryshe, të hënën u konstitua legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës si dhe u votua Qeveria e Kosovës.

Qeveria u votua në Kuvend me 67 vota për dhe 30 kundër.

Qeveria Kurti, ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri. /Telegrafi/

Exit mobile version