Site icon Telegrafi

Kurti: Janë gjetur prova se Astrit Dehari është vrarë

Deputeti Albin Kurti ka zbardhur disa detaje të vdekjes së dyshimtë të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili ndërroi jetë të shtunën në Burgun e Prizrenit.

Ai ka po pohuar se i është gjetur një shishe e plastikës në fytin e Deharit, duke e bërë këtë vrasje dhe jo vetëvrasje.

“Shishe plastike është gjetur në fytin e Astrit Deharit”, ka thënë Albin Kurti në Interkativ të KTV-së.

Ai më tutje ka thënë se dy brinjë të thyer dhe një plagë në kokë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Astrit Deharit dhe vdekjes së tij tragjike

“Gjithashtu janë gjetur disa gjësende me gjak dhe një laps një copzë e shkurtër litari, brisqe të rrojës. Këto të gjitha janë vërtetuar edhe prej dy ekspertëve mjekoligjorëve të angazhuar prej anëtarëve të familjes”, tha ai.

Ndërkohë, rezultatet preliminare të autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit flasin për mundësinë që ai të ketë vdekur nga pengesat në organet e frymëmarrjes.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, pas përfundimit të autopsisë tha se vdekja e Astrit Deharit është shkaktuar si pasojë e pengesës, mbylljes së organeve të frymëmarrjes.

“Vdekja është shkaktuar nga asfiksia, zënia e rrugëve të frymëmarrjes”, ka thënë Sylë Hoxha, duke u bazuar në rezultatet preliminare dhe jo përfundimtare të autopsisë.

Sipas tij, Prokuroria në Prizren tashmë ka nisur hetimet rreth kësaj vdekjeje, por deri në këto momente nuk ka të dyshuar./Telegrafi/

Exit mobile version