Telegrafi

Kurti: Investimet në vendin tonë po shtohen

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës tha se Kosova po shndërrohet në një vend që ja vlen të investohet.

Kurti tha se Kosova ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon, demokracinë më cilësore, mërgatën më patriotike dhe nëse i shtohet kësaj edhe stabilitetit institucional, sundimi i ligjit e ambienti gjithnjë më miqësor, Kosova po shndërrohet në një vend që ja vlen të investohet.

“Investimet në vendin tonë po shtohen…”, tha Kurti.

Ai tha se krahasuar me vitin 2020, në vitin 2021 ka rritje të investimeve direkte prej 22 për qind, rritje të eksporteve si dhe rritje të të hyrave tatimore. /Telegrafi/