Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me gruan e tij dhe ministrin Ejup Maqedonci kanë vendosur lule tek vendi ku ndodhi sulmi me veturë në Mynih të Gjermanisë dhe humbi jetën një grua me fëmijën e saj.
Ai përmes një postimi në platformën X tha se janë thellësisht të tronditur nga kjo ngjarje.
“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarjet tragjike në Mynih, ku një grua dhe fëmija i saj i vogël humbën jetën derisa të tjerë po përballen me plagët”.
“Në emër të popullit të Kosovës, unë dhe gruaja ime Rita vizituam sot vendin për të vendosur lule në kujtim të viktimave. Mendimet tona janë me familjet e tyre, popullin gjerman dhe të gjithë të prekurit nga ky akt dhune”, ka shkruar tutje Kurti.
We are deeply shaken by the tragic events in Munich, where a woman and her young child lost their lives and others are still battling their injuries. In the name of the people of Kosova, my wife Rita and I visited the site today to lay flowers in memory of the victims. Our… pic.twitter.com/Hi1VWOKriw
— Albin Kurti (@albinkurti) February 16, 2025