Telegrafi

Kurti: Gëzuar, duke kujtuar ata që sakrifikuan

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka uruar 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thènë se megjithatë nga shpallja e pavarësisë, nuk është bërë as çka është dashur e as çka ka qenë e mundur.

Postimi i polotë i Kurtit:

“Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës! Shpallja e 17 shkurtit 2008 është vulosur më 22 korrik 2010 me Opinionin e GjND-së. Ndërkohë, nuk është bërë as çka është dashur e as çka ka qenë e mundur. Dhe, e dimë, Mitrovica mbetet e ndarë, koncesionet e Planit të Ahtisaarit janë ende aty, gjersa papunësia e qytetarëve dhe korrupsioni i pushtetarëve janë shtuar porsi ditët. Mirëpo, gëzuar sot! Duke kujtuar ata që sakrifikuan dhe duke dëshiruar atë që na takon”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/