Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se do të punojnë me Forumin Ekonomik Botëror për të zhvilluar aftësitë dhe punët e të rinjve në Kosovë.
Kurti bëri të ditur se këto janë diskutuar gjatë bisedës me presidentin e këtij Forumi, Borge Brende.
Gjatë këtij diskutimi, Kurti tha se kanë folur me theks të veçantë për Investimet e Huaja Direkte.
“Diskutova sot me Presidentin e Forumit Ekonomik Botëror, Borge Brende për investimet potenciale në Kosovë. Sidomos për Investimet e Huaja Direkte dhe mundësitë që revolucioni i katërt industrial paraqet për të rinjtë përmes punës në distancë. Do të punojmë së bashku për të zhvilluar aftësitë dhe punët e të rinjve”, shkruan Kurti. /Telegrafi/
I discussed with @borgebrende President of the World Economic Forum @wef potential for investment in Kosova. Especially FDI and opportunities which the 4th industrial revolution presents for youth through remote work.
We will work together to develop youth skills and jobs.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 6, 2021