Site icon Telegrafi

Kurti flet për vizitën në Shqipëri, tregon temat e diskutimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se vizitën e tij të parë zyrtare do ta bëjë në Shqipëri.

Kurti para mediave ka thënë se do të takohet me të gjithë krerët e institucioneve në Tiranë.

“Do të ketë takime me krerët e të gjitha institucioneve në Tiranë. Do të ketë diskutime, përfshirë edhe Ballkanin perëndimor. Ne do të shprehim qëndrimet tona dhe do të flasim pas takimit’’, tha Kurti para mediave, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte kritikuar më herë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për nismën e mini shengenit ballkanik.

Lexo po ashtu Albin Kurti nesër në Tiranë, takime me liderët politikë

Kurti kishte pohuar se Shqipëria është dashtë të pres formimin e Qeverisë së Kosovës për të biseduar për mini shengenin ballkanik./Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version