Site icon Telegrafi

Kurti flet për ftesën e Thaçit, në ndejën e fundivtit të LVV-së

Presidenti Hashim Thaçi, gjatë ditës së premte, ka ftuar zyrtarisht liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të caktuar mandatarin për formimin e Qeverisë.

Por, Kurti ka refuzuar dy takimet e ftuara nga Presidenti i vendit.

Thaçi kishte caktuar takim në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit të Kosovës, por Kurti kishte refuzuar me pretekstin se nuk gjendet në Prishtinë.

“E ka të pamundur kryetari të shkojë sepse është jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë Presidentin për orët dhe ditët kur mundet”, thuhet në përgjigjen e VV-së.

Por, Thaçi nuk ka hezituar t’i çojë sërish ftesë Kurtit për takim konsultativ për mandatim të Qeverisë.

Lexo po ashtu Kurti sërish refuzon ftesën e Thaçit për t’u mandatuar për kryeministër

Sipas ftesës, takimi ishte thirrur për orën 20:00. E Kurti përmes një letre tjetër, sërish ka refuzuar.

Pas gjithë kësaj, lideri i LVV-së, ka folur për mediat, në ndejën e fundvitit që partia e tij e ka organizuar në një prej restoranteve në Prishtinë.

“Është e vërtetë që unë sot kam marrë dy ftesa, por agjenda e figurave shtetërore është shumë e ngjeshur dhe ne nuk mund të bëjmë takime sot për sot, përveç kur bëhet fjalë për fatkeqësi natyrore ose luftëra. Shyqyr nuk është asnjëherë prej tyre, prandaj  në ditët në vijim, natyrisht se ne do të takohemi për konsultime lidhur me Qeverinë e re dhe me mua si mandatar për formimin e saj. Por nuk është mirë të shkojmë nga një ekstrem në tjetrin, kur në njërën anë seanca konstituve u caktua në ditën e fundit tash të vazhdojmë me dy ftesa në ditë”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

I pyetur nëse do të ketë takim të shtunën, Kurti ka thënë se nuk i përgjigjet pyetjeve për gjërat të cilat nuk kanë ndodhur ende. /Telegrafi/

Exit mobile version