Telegrafi

Kurti fillon fushatën, thotë se dikush është fajtor për gjendjen në shëndetësi

Kandidati i lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti ka vizituar qendrën e mjekësisë familjare në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, ndërsa gjatë kësaj vizite tha se funksionimi i qendrave të mjekësisë familjare në Prishtinë janë shembull, ndaj kështu do bëhet në gjithë territorin e Kosovës.

Kurti në ditën e parë të fushatës zgjedhore u shpreh i bindur se Vetëvendosje do t’i fitojë zgjedhjet.

Kandidati i VV-së për kryeministër tha se një intervenim i menjëhershëm në fushën e shëndetësisë në Kosovë do të jetë edhe hetimi i hollësishëm i mënyrës se si janë blerë barnat nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Ai shtoi se dikush është fajtor për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë dhe se fajtori duhet të gjendet.