Site icon Telegrafi

​Kurti falënderon Von der Leyen për mbështetjen e BE-së në ballafaqimin e Kosovës me COVID-19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, sot në Bruksel është pritur në takim nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Kurti falënderoi presidenten von der Leyen për mbështetjen e BE-së në ballafaqimin e Kosovës me pandeminë COVID-19 nëpërmjet asistencës financiare dhe sigurimit të vaksinave nëpërmjet mekanizmit COVAX.

Ai falënderoi Komisionin e BE-së për përpjekjet për të siguruar dozat e reja të vaksinave sa më shpejt të jetë e mundur për Republikën e Kosovës.

Kurti theksoi prioritetet e Qeverisë për investime që ofrojnë vende të reja të punës dhe reforma në drejtësi.

Tutje theksoi se me një qeveri që ka punësimin dhe drejtësinë në fokus, është shans i mirë edhe për Bashkimin Evropian që të dëshmojë se reformat për Ballkanin Perëndimor funksionojnë.

Exit mobile version