Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka falënderuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për donacionin e Shteteve t% Bashkuara të Amerikës i bënë Kosovës duke i dhuruar 35 mijë vaksina.
Kurti, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, tha se ky është një shembull i aleancës mes dy vendeve.
“Faleminderit Sekretari Blinken për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj. Një shembull tjetër i aleancës sonë të fortë dhe të qëndrueshme. Sot morëm kontigjentin e parë prej 35 mijë sosh dhe pjesën tjetër e presim në ditët në vijim”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar Kurti.
Thank you @SecBlinken for your support and solidarity. Yet another example of our strong and enduring alliance.
Today we received the first tranche of 35K and we are expecting the rest in the coming days. https://t.co/7hiFhYklhD
— Albin Kurti (@albinkurti) August 20, 2021
Kujtojmë se sot Kosova ka pranuar kontingjentin e parë prej 35 mijë vaksinave nga 500 mijë sa janë ndarë në total nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën.
Pas arritjes në vendin tonë të kontingjentit prej 35,100 dozave të vaksinave dhe zotimit të SHBA-ve se do ta mbështes Kosovën me 500 mijë vaksina Pfizer, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se këto doza e sjellin 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të Kosovës për vaksinimin.
“Sot SHBA dhuroi kontigjentin e parë nga 500,000 doza Pfizer për Kosovën, duke e sjellë atë 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj të vaksinimit. E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, ka shkruar Blinken në llogarinë e tij në Twitter. /Telegrafi/