Kryeministri Albin Kurti bashkë me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, kanë mbajtur konferencë për media në lidhje me aksidentin e rëndë që ka ndodhur sot në Kroaci.
Kurti ka thënë se kjo është një ditë e rëndë për mbarë popullin shqiptar.
Ai ka siguruar familjarët se më të dashurit e tyre ndodhen në duar të sigurta të mjekëve kroatë.
“U shpreh ngushëllime tona të gjithë familjarëve të atyre dhjetë personave që humbën jetën në aksidentin e sotëm të tmerrshëm. Po ashtu iu dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë atyre që janë të lënduar lehtë dhe rëndë”.
I pari i Qeverisë ka falënderuar shtetin kroat për trajtimin e të lënduarve nga ky aksident.
“I vizitova pacientët në dhomat e spitalit. Falënderoj profesionistët shëndetësorë për kujdesin e treguar dhe angazhimin e pakursyer”, ka deklaruar Kurti, përcjell Telegrafi.
Kurti ka kujtuar rolin që ka mërgata kosovare në zhvillimin e ekonomik të Kosovës.
“Qindra-mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen për pushime në vendlindje. Shteti dhe mirëqenia jonë, ajo çfarë e kemi, varet shumë prej tyre, prandaj kjo tragjedi është tepër e rëndë për ne”, tha ndër të tjera Albin Kurti.
Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, po ashtu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të plagosurve, dhe ka thënë se autoritetet kroate po synojnë t’iu qëndrojnë afër të plagosurve./Telegrafi