Site icon Telegrafi

Kurti falënderon kancelarin Scholz për pritjen: Dy vendet tona janë të lidhura me vlera të përbashkëta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka falënderuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për pritjen e ngrohtë që i ka bërë sot në Berlin.

Pas takimit me kancelarin e Gjermanisë, Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ndjehet i inkurajuar nga mbështetje e fortë e kancelarit Scholz për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe ridinamizmin e Procesit të Berlinit.

“Faleminderit kancelarit gjerman për pritjen e ngrohtë. Dy vendet tona janë të lidhura me vlera të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë.

Ne jemi të inkurajuar nga mbështetja juaj e fortë për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe të NATO-s dhe ridinamizmin e Procesit të Berlinit”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.

Kryeministri Kurti pas takimit që ka zhvilluar sot në Berlin me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, në një konferencë shtypi ka thënë se temë e parë e temë e parë e diskutimit ka qenë ajo e luftës në Evropë, “pra e invazionit dhe agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë të cilin Republika e Kosovës e dënon ashpër dhe e ka dënuar që në ditën e pare”.

“Mbi bazën e kapaciteteve tona jemi solidarizuar me popullin dhe shtetin e Ukrainës duke vendosur sanksionet në linjë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Kurti.

Lexo po ashtu Kurti pas takimit me Scholz tregohet i ashpër me BE-në për vizat: Është koha të thuhet se mjaft është mjaft

Në lidhje me dialogun me Serbinë, Kurti ka thënë se e ka njoftuar kancelarin gjerman se Kosova është pro-aktive dhe konstruktive në dialog, duke sjellë edhe propozime në linjë me vlerat e BE-së.

“Dialogu duhet të jetë i përqendruar në njohje-reciproke, pra jo në njohje që vjen në fund të një procesi të gjatë, por si dialog për marrëveshje me njohje reciproke në qendër. Pikëpamja e bindja jonë është që njohja reciproke duhet të jetë në qendër e jo në fund. Ne jemi të përkushtuar që të ecim shpejtë, të kemi rezultate konkrete dhe të bashkëpunojmë shumë”, ka thënë Kurti.

Lexo po ashtu Scholz kërkon nga Kurti konstruktivitet në dialogun me Serbinë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy vendeve.

Duke iu referuar marrëveshjes së pritur midis tyre, Scholz tha se dokumenti do të ketë shumë detaje, por se do të përfshijë edhe njohjen e Kosovës.

Scholz i bëri komentet pas takimit në Berlin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Objektivi i dialogut të Brukselit [midis Kosovës dhe Serbisë] është një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e qëndrueshme midis dy vendeve, që u hap të dyja vendeve perspektivën e [anëtarësimit në] Bashkimin Evropian dhe kontribuon për stabilitetin rajonal”, tha Scholz. /Telegrafi/

Exit mobile version