Site icon Telegrafi

Kurti falënderon Gjermaninë për njohjen e patentë shoferëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka falënderuar Gjermaninë, pasi sot Këshilli Federal miratoi kërkesën për njohje të patentë shoferëve nga Kosova në të gjithë territorin gjerman.

Kurti përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se Këshilli Federal Gjerman ka votuar pro, duke treguar besimin tek autoriteti kompetent i Kosovës.

“Lajm i mirë për qytetarët tanë në Gjermani. Sot Këshilli Federal Gjerman votoi pro njohjes së patentë shoferëve kosovarë, duke treguar besimin e tij të plotë tek autoriteti kompetent i Kosovës. Shumë faleminderit!”, ka shkruar kryeministri

Ndryshe, sot Ambasada e Kosovës në Gjermani ka njoftuar se Bundesrati ka votuar me shumicë votash pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version