Telegrafi

Kurti emëron Yll Rugovën, zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar edhe një zëvendësministër gjatë ditës së hënë.

Kurti në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që udhëhiqet nga Vlora Dumoshi, e ka emëruar, Yll Rugovën.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Yll Rugova, u lind më 1984 në Prishtinë.

Rugova, ka mbaruar studimet bazike dhe ato të masterit për Dizajn Grafik në Fakultetin e Arteve, Universiteti i Prishtinës.

Ai ka qenë drejtor i Kulturës në Komunën e Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, në fillim të legjislaturës së fundit. /Telegrafi/