Xhelal Sveçla është emëruar zëvendësministër i parë në Qeverinë Kurti.
Ai do të jetë zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, që do ta udhëheq Agim Veliu.
Vendimin për emërimin e tij e ka marrë kreu i qeverisë, Albin Kurti.
Telegrafi ka siguruar vendimin e kryeministrit Kurti.
Ndryshe Qeveria Kurti ka 15 ministra, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra./Telegrafi/