Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka emëruar tre këshilltarë politikë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media.
Kurti ka zgjedhur që politikisht të këshillohet nga:
Fëllanza Podrimja;
Jeton Zulfaj;
Shenaj Shala;
Kjo e fundit do ta ketë edhe detyrën e Shefes së Protokollit.
Ndërkohë, duket se këta nuk do të jenë këshilltarët e vetëm të Kurtit.
Të tre këta ishin pjesë e kabinetit të Kurtit edhe gjatë Qeverisë Kurti I.