Kryeministri Albin Kurti, e ka emëruar Nora Kelmendin, Këshilltare Politike për koordinimin e të drejtave pronësore.
Nora Kelmendi ka lindur në Pejë dhe është rritur në Prishtinë ku edhe ka përfunduar studimet në Fakultetin Ekonomik, ndërsa studimet e magjistraturës i ka vazhduar në Maqedoni në drejtimin e menaxhmentit të përgjithshëm.
Ajo ka ndërtuar një karrierë të bujshme në fushën e konsulencës, biznesit si dhe menaxhimit në përgjithësi.
Ka punuar në shumë organizata ndërkombëtare dhe vendore si dhe në Komunën e Prishtinës, ku ka ushtruar pozitën e drejtoreshës së Drejtorisë së Kadastrit për 5 vjet me radhë. Puna e saj në këtë drejtori e ka bërë edhe më të vendosur e më të fortë në luftimin e korrupsionit në çdo nivel të shoqërisë.
Po ashtu sot, Kurti ka emëruar Driton Tali, Këshilltar Politik për çështjen e koordinimit të SHERPA dhe zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes, korrik 2017./Telegrafi/