Site icon Telegrafi

Kurti emëron Milot Cakajn këshilltar politik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka emëruar Milot Cakajn, këshilltar politik.

Siç njofton Zyra e kryeministrit, Milot Cakaj u lind më 01.09.1974. Në pozitën e këshilltarit politik të Kryeministrit, vjen nga banka Raiffeisen në Kosovë, ku ishte specialist i modelimit të portfoliove kreditore, me rreth 7 vjet përvojë pune.

Paraprakisht ka qenë mbi 7 vjet në Korporatën Energjetike të Kosovës. Ai ka të përfunduar kolegjin UBT, si inxhinier i shkencave kompjuterike, ku disa vite ka qenë i angazhuar si asistent.

Në kohën e studimeve ka qenë anëtar i Këshillit Organizativ të protestës studentore të 1 tetorit 1997 dhe më pas edhe pjesë e kabinetit të Përfaqësuesit Politik, Adem Demaçi pranë Zyrës Politike të UÇK-së.

Exit mobile version