Telegrafi

Kurti emëron Kreshnik Ahmetin zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vazhduar me emërimin e zëvendësministrave nëpër ministri.

Së fundmi Telegrafi merr vesh se Kurti ka emëruar Kreshnik Ahmetin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Lexo po ashtu Dy javë qeverisje, këta janë 15 zëvendësministrat e emëruar nga Kurti

Në të kaluarën, Kreshnik Ahmeti ka ushtruar funksionin e shefit të kabinetit të ish-ministrit të kësaj ministrie, Glauk Konjufcës, në Qeverinë Kurti 1.

Telegrafi ka provuar të marrë konfirmim nga vetë Ahmeti por edhe Qeveria, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. /Telegrafi/