Telegrafi

Kurti emëron Fridon Lalën zv.ministër në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Fridon Lalën, zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Kryeministri në detyrë Kurti, zëvendësministrit të ri Lala i ka uruar suksese dhe punë të mbarë në angazhimin e tij, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kurti liron nga posti zëvendësministrin në detyrë të MZHR-së, Bahrim Shabani

Ky emërim i Fridon Lalës erdhi pas vendimit të kryeministrit në detyrë Kurti, që Bahrim Shabani të lirohet nga posti i zëvendësministrit në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal./Telegrafi/