Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Fridon Lalën, zëvendësministër në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.
Kryeministri në detyrë Kurti, zëvendësministrit të ri Lala i ka uruar suksese dhe punë të mbarë në angazhimin e tij, transmeton Telegrafi.
Ky emërim i Fridon Lalës erdhi pas vendimit të kryeministrit në detyrë Kurti, që Bahrim Shabani të lirohet nga posti i zëvendësministrit në detyrë në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal./Telegrafi/